Me veç 43 vota, VV bjen edhe në ambicie për të mirëmbajtur tregimin e vet, e nxjerr Arjeta Fejzën
Vetëvendosja pati veç 43 vota në seancë konstitutive, prej 57 sa ka shkuar më së larti.
Për më tepër edhe përpjekja për të mirëmajtur narracionin e tyre, rezulton të ketë rënë.
Jo Glauk Konjufca, as Albulena Haxhiu, as Mimoza Kusari-Lila, as Hekuran Murati, e as Dimal Basha.
Por, këtë të diele diskursin e VV-së doli të mirëmbajë një deputete me ndikim të pakët: Arjeta Fejza.
Fejza, që s’njihet të komandojë vëmendje as te mbështetësit e Vetëvendosjes, akuzoi ish-opozitën për “qasje bllokuese”.