‘Me sa e di përmes telefonatës’: Flet Konjufca për kërcënimin me bombë në Kuvendin e Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur shkurt pas evakuimit nga Kuvendi i Kosovës, nën kërcënimet për bombë në atë objekt.
Konjufca u ka thënë gazetarëve se sipas informacioneve që ka, kërcënimi ka ardhë përmes një telefonate.
“Duhet autoritetet kompetente me vlerësu, sidomos ato të sigurisë, kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu. Të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi.
Me sa e di unë vetëm përmes telefonatës, të tjerat nuk i kemi të qarta” – ka thënë ai.