Më në fund Ministrja Hajdari viziton Skenderajn pas vërshimeve: Lajm i mirë është se nuk ka viktima
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar qytetin e Skenderajt pas situatës së krijuar nga vërshimet.
Hajdari pasi ka vizituar qytetin ka thënë se e mira në këtë rast është se nuk ka jetë të humbura.
“E mira është që kanë shpëtuar njerëzit por sot janë duke u risistemuar me brengen që nuk kanë rrymë dhe janë në humbje me biznes”.
“MINT ka një buxhet nga shteti i Kosovës, paraja publike është për popullin por sot nuk mund ta përmendi planin sepse sapo po filloj me disa vizita në Skenderaj”, është shprehur Hajdari për “Info Magazine”, në Klan Kosova.