Me mburojë antiplumb e me masa të rrepta sigurie, Trendafilova nuk e thotë asnjë fjalë - NACIONALE

Me mburojë antiplumb e me masa të rrepta sigurie, Trendafilova nuk e thotë asnjë fjalë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, nuk e ka thënë asnjë fjalë për vizitën e sotme në Kosovë.

Pas takimit me avokatin e popullit, Naim Qelaj, ajo ka zgjedhur heshtjen.

Ndonëse është pyetur nga gazetarët, Trendafilova nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Kjo vizitë është realizuar nën masa të rrepta sigurie.

Derisa është larguar nga ky takim, sigurimi i Trendafilovës është parë duke mbajtur në duar mburojën antiplumb.

Ajo është përcjell me 8 vetura të Policisë së Kosovës dhe asaj të EUEX-it.

Trendafilova e ka anuluar konferencën e paraparë për media, pasi te hyrja e hotelit ku ishte paraparë mbajta e kësaj konference veteranët e UÇK-së kishin organizuar një protestë.

Lajme të ngjashme