Me mbi gjysmën e votave të numëruara, VV mbi 50% - NACIONALE

Me mbi gjysmën e votave të numëruara, VV mbi 50%

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Përditësimi i fundit në platformën e rezultateve për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë tregon se Lëvizja Vetëvendosje po kryeson me 50,21% të votave, ose 313,767 vota.

Sipas të njëjtit përditësim (ora 20:54), janë procesuar 1,872 nga 2,557 vendvotime (73,21%), ndërsa pjesëmarrja është 32,27%645,132 votues nga 1,999,204 të regjistruar.

Në renditjen kryesore të subjekteve politike, pas LVV-së vijnë:

  • PDK me 20,36% (127,243 vota)
  • LDK me 14,15% (88,388 vota)
  • AAK me 6,29% (39,334 vota)
  • Srpska Lista me 3,23% (20,154 vota)
  • NISMA me 1,58% (9,869 vota)

Rezultatet mund të pësojnë ndryshime me vazhdimin e numërimit.

Lajme të ngjashme