Mbyllen vendvotimet në Turqi, ligji turk ndalon raportimin e rezultateve para orës 21:00 - NACIONALE

Mbyllen vendvotimet në Turqi, ligji turk ndalon raportimin e rezultateve para orës 21:00

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë janë mbyllur vendvotiemt për zgjedhjet parlamentare e presidenciale që po mbahen në Turqi.

Sipas ligjit turk, raportimi i çfarëdo rezultati është i ndaluar deri në orën 21:00 të kohës lokale.

Siç shkruan The Guardian, deri në fund të mbrëmjes mund të kemi një indikacion të mirë nëse ndonjëri prej kandidatëve ka mbi 50 për qind të votave për të fituar pa balotazh.

Kundërkandidati i presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan është Kemal Kiliçdaroglu, që kishte udhëhequr partinë kryesore opozitare CHP-në prej vitit 2010.

Ai kishte udhëhequr partinë e tij në fitoret e mëdha lokale në qytete si Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri.

Kiliçdaroglu ka premtuar më shumë prosperitet ekonomik por edhe respektim më të madh të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Erdogan llogaritet të jetë lideri më i fuqishëm i Turqisë që nga periudha e Mustafa Kemal Ataturkut.

Nacionale do të raportojë vazhdimisht edhe për rezultatin e zgjedhjeve gjatë mbrëmjes së sotme. Por, a doni ta dini sa është pasuria e supozuar e z. Erdogan? Ndiqeni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme