Mbyllen tri pompa në veri të Kosovës, policia jep detaje
Policia e Kosovës të martën i ka vënë shirtin pompës “Nis Petrol” në Mitrovicë të Veriut, si dhe dy të tjerave në Zubik Potok e Ujman.
Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në verifikimin e këtyre pronave.
Po ashtu, AKP ka qenë në prezencë të inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe ATK-së.
“Sot Policia e Kosovës ka asistu AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyll. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK. Çdo gjë ka kaluar pa probleme” – ka thënë Elshani.