Mbrojtja e Pecit nga Haxhiu, Deliu-Kodra: Kjo qasje s`ka të bëjë me drejtësi, por me frikë nga përgjegjësia - NACIONALE

Mbrojtja e Pecit nga Haxhiu, Deliu-Kodra: Kjo qasje s`ka të bëjë me drejtësi, por me frikë nga përgjegjësia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar ministres në detyrë, Albulena Haxhiu, e cilat sot e ka mbrojtur ministrin Faton Peci që po intervistohet nga policia për një rast korruptiv.

Ajo ka bërë me dije se kjo qasje nuk ka të bëjë me drejtësi.

Në profilin e saj në “Facebook”, Deliu-Kodra ka shkruar se kjo ka të bëjë me mbrojtje politike dhe frikë nga përgjegjësia.

“Në vend që të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre. Albulena Haxhiu e paska cilësuar bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë si “plan për të dëmtuar Kurtin”. E njëjta qasje u përdor nga Kurti edhe në rastin e Nagip Krasniqit, për të cilin doli në mbrojtje pavarësisht aktakuzave. Kur mbrohej Martin Berishaj, përmendej madje edhe “fushatë e egër me ndikim serb”. Kjo qasje nuk ka të bëjë me drejtësi, ka të bëjë me mbrojtje politike dhe frikë nga përgjegjësia”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme