Mbrojtja e ajrit, Kodi civil për martesat e gjinisë së njëjtë, Mitrovica: Për çka foli VV-ja të martën para gazetarëve?
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, të martën ka mbajtur një konferencë për media, ku mes tjerash, u fol edhe për mbrojtjen e Ajrit. Për çka ishte fjala?
Të pranishëm në konferencën e VV-së ishin shefja e GP, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti Adnan Rrustemi.
Shifra, ligje, projektligje, kryesime te komisioneve, miratime të ligjeve, këto ishin fjalët kryesore të deputetëve të VV-së, shpalosja e punës një vjeçare brenda institucioneve të Kosovës, institucione në të cilat e kanë pushtetin.
"Gjatë vitit 2022, janë miratuar 120 ligje, këtu është fjala për ligjet në leximin e dytë, ndërsa 49 projektligje, janë miratuar në leximin e parë dhe presin shqyrtimin në lexim të dyte është miratuar buxheti më i madh në historinë e Kosovës, janë ratifikuar 27 marrëveshje ndërkombëtare, në kuvend janë parashtruar 239 pyetje parlamentare, 97 nga vet deputetët e VV-së, kodi i procedurës penale, ligji për financimin e parive politike....... mbrojtjen e ajrit nga ndotja", tha Kusari.
Për cilën mbrojtje të ajrit e kishte fjalën zonja Kusari?
Si duket zonja Kusari, ka harruar se ajri nuk është duke u mbrojtur nga ndotja të paktën për ketë vit.
Ministrja e Energjisë, Artanë Rizvanolli, muaj më parë ka shfuqizuar ligjin qe u ndalon qytetarëve përdorën e thëngjillit si mjet ngrohje. Madje, ka lehtësuar edhe blerjen e thëngjillit, duke u mundësuar qytetarëve që të blejnë direkt thëngjill nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është kompani shtetërore.
"Ndër grupet më të prekura janë fëmijët nën 14 vjeç, të moshuarit, individët me probleme shëndetësore dhe gratë shtatzëna. Ndotja e ajrit shkakton shkakton 45% e të gjitha vdekjeve të pneumonisë tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, dhe kontribuon në 28% të të gjitha vdekjeve të të rriturve nga pneumonia’, kanë thënë PEN.
Deputetët e VV-së, nuk ngurruan të përmendin ligjet të cilat kanë dështuar që t'i bindin bashkëpartiakët që t'i votojnë.
Bëhet fjalë për Kodin Civil, që sipas Kusarit, është dokumenti më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, pas Kushtetutës.
"Sa i përket Kodit Civil është procedure e cila pritët të trajtohet ose është në procedure për vitin 2023, ka pasur diskutime të shumta, por besoj se flasim për dokumentin më të rëndësishëm pas Kushtetutës së Kosovës, në raport më rregullimin e jetës së të gjithë qytetarëve nga lindja deri në vdekje, fokusi duhet të jetë ashtu siç e meriton Kodi Civil, trajtimin me përgjegjësi, trajtimin me të gjitha komponentët, janë shumë elemente të cilat janë të parapara në kodin civil të cilat nuk po zbatohen.", tha ajo.
Mirëpo nuk u deklarua nëse do të arrijë që t'i bind bashkëpartiakët që janë kundër Kodit Civil, të votojnë në mars 2023.
Kusari ka thënë se Kodi Civil, nuk është duke zgjuar vëmendjen e publikut ashtu siç e meriton.
"Nuk po e zgjon vëmendjen e publikut veçanërisht me të drejtat e vajzave dhe grave, te drejtën e trashëgimisë, më të drejtën biznesore, që në fakt për qytetarët e republikës së Kosovës e ka një ndikim tepër të madh, për të gjitha mospajtimet eventuale edhe ato të paraqitura deri me tash besoj se është proces demokratik që e përcakton vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, besojmë se do të kemi një miratim të suksesshëm, edhe të këtij dokumenti të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës", tha Kusari Lila.
Diçka për Mitrovicën?
Duke u munduar që të mos japë qëndrimet të partisë, shefja e GP të VV-së, vazhdimisht pyetjes për barrikadat iu përgjigj me "unë besoj, po besoj dhe besoj". Ajo nuk dha një datë të saktë se kur do të hiqen barrikadat në veri po shtoi që edhe bashkësia ndërkombëtare janë në të njëjtin mendim si qeveria e Kosovës se barrikadat nuk duhet të jenë aty.
"Fakt synim kanë parandalimin e arritjes së kësaj marrëveshje, që e tregon se në momentin kur dialogu është kthyer në binar të diskutimit mbi parimet dhe mbi procesin i cili ka në qendër njohjen e ndërsjellët ka filluar rezistenca dhe bojkoti i dukshëm i tashëm për të gjithë nga ana e Serbisë. Sa i përket largimit të barrikadave, kjo është një ngjarje në vazhdim dhe janë të përfshira organet nga ekzekutivi, organet e sigurisë dhe pastaj edhe trupat e KFOR-it, dhe EULEX-it, që janë duke bashkërenduar aktivitetëtin duhet një kujdes i shtuar dhe i vecantë për faktin se ngjarjet të cilat po ndodhin në 4 komunat në veri të Republikës së Kosovës, janë ato të cilat po provokohen direkt nga Serbia për një destabilizim për të krijuar destabilitet për të humbur fokusin nga ajo përgjegjësi e cila tashmë është e Aleksandër Vucicit, dhe qeverisë në Serbi", ka deklaruar Kusari-Lila.
Kusari nuk harroi që t'i përshëndesë dhe falënderojë mediat, për bashkëpunimin dhe përcjelljen e vazhdueshme të konferencave të VV-së, mirëpo nuk tha asgjë për mostransparencën e Qeverisë Kurti që ka në raport me media e OJQ.

