Zyba i VV-së: Zullumit po i vjen fundi, barrikadat duhet të largohen
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka folur për situatën me barrikada në veri të vendit duke konsideruar se pritjes po i vie fundi dhe se bllokadat duhet të largohen sa më parë.
Zyba tha në Kanal 10 se fakti që në kohën sa Qeveria e Policia e Kosovës kanë kërkuar me mirëkuptim largimin e tyre dhe ata veç i kanë shtuar bllokadat kjo tregon se me veprim të KFOR-it apo bashkëveprim me Qeverinë ato duhet të largohen.
“Zullumit i vjen fundi që për faktin këputet prej së trashi dhe i bie që po trashet zullumi dhe po i vie fundi. S’duhet të ketë presion për qytetarët e veriut, në këtë rast është e ditur nga vjen zullumi dhe burimi i këtyre të këqijave për qytetarët e veriut. Është e papranueshme çdo barricade”, tha deputeti i mazhorancës.
Ai tha se momenti i largimit të bllokadave në veri po vjen së shpejti.
“Me faktin që është shtuar numri i barrikadave, në kohën aq sa ka pasur mirëkuptim Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i e konsiderojmë që duhet të vjen momenti i fundit që nënkupton ose veprimi i KFOR-it ose bashkëveprimi ose në rastin e pashmangshëm është përgatitja e qeverisë dhe policisë sonë përveç gatishmërisë për të vepruar, po vjen momenti i pa shmangshëm i lirimit të rrugëve, qytetarët të krejt zonave duhet të kenë integrim.”, tha Zyba.
