Mblidhet LDK-ja, diskutojnë për "skandalet e fundit" të VV-së - NACIONALE

Mblidhet LDK-ja, diskutojnë për "skandalet e fundit" të VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, të thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Përmes një komunikate për media, LDK ka bërë të ditur se në mbledhje është diskutuar rreth skandaleve të fundit të partisë në pushtet.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon edhe njëherë pamjet e shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe refuzon dhunën si mjet.” – thuhet fillimisht.

LDK ka përmendur edhe skandalin e përgjimeve ku vërtetohet që shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka komunikuar me Milan Radojiçiq.

“LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri, luftimin e krimit dhe korrupsionit. LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion.” – bëhet e ditur tutje.

Sipas kësaj partie, në krejt këtë janë harruar qytetarët dhe vëmendja duhet të kthehet te ata.

“LDK do të vazhdojë konsultimet me grupe të ndryshme shoqërore në kuadër të nismës drejt rrugës së re; në ndërtimin e masës kritike për ruajtjen e demokracisë, mendimin e lirë e orientimin euroatlantik, si projekt i pandryshueshëm i Republikës. Kosova duhet të kthehet në binarët e saj, prej ku pushteti populist e ka larguar duke e futur vendin në sanksione për tu zbrapsur pastaj në pikën që LDK ka insistuar në vazhdimësi.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme