Mblidhen serbët për Vidovdan në Graçanicë - NACIONALE

Mblidhen serbët për Vidovdan në Graçanicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbët janë mbledhur në Graçanicë për festën e Vidovdanit.

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, mirëpo këtë vit do të mbahet në Manastrin e Graçanicë.

Tashmë atje serbët kanë fillur të mblidhen.

Për këtë festë, Policia e Kosovës ka njoftuar për angazhimet, si më poshtë:

Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike.

Garantimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.

Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie.

Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme