Qeveria merr vendim: Paga minimale rritet 350 euro bruto
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro bruto. Ky vendim për rritjen e pagës minimale është marrë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Qeveria Kurti kishte propozuar fillimisht që paga minimale të jetë 264 euro.
Kështu ka bërë të ditur ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku pikë e rendit të ditës është edhe “Shyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës”.
“Paga minimale do të jetë 350 bruto. Paga minmale do të jetë e liruar nga tatimi, kjo është rritja e dytë e pagës minimale” – ka thënë Kurti.
“Më 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur ishte rritur paga minimale 130 dhe 170 euro, pra asokohe diskrimionohesh me vendim të rinjët. Tash pas 13 vitesh po e ndryshojmë këtë.” – ka thënë Kurti.
Ai ka kritikuar opozitën për bllokimin e Ligjit për Pagën Minimale dhe dërgimin e Ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
“Marrë parasysh këtë distancë kohore edhe niveli prej 264 euro duket i vjetëruar dhe i pamjaftueshëm. Niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt ose 350 euro bruto në muaj.” – ka thënë Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se rritja e pagës do të hyjë në fuqi më 1 tetor.
“Do të hyjë në fuqi deri më 1 tetor që bizneset dhe organizatat e tjera t’i bjënë përgatitjet. Nga ky vendim do të prekën rreth 150 mijë punëtorë.” – ka thënë ministri Murati.
Në Kosovë tashmë është zyrtarizur Ligji për Pagën Minimale. Qeveria kishte paraparë që paga minimale të jetë 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në Kosovë, mirëpo tashmë është caktuar që paga minimale të jetë 350 euro.
Por më parë, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Ndërkaq, Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave Evropiane - Eurostat, Serbia ka pagën minimale më të lartë prej 544 eurove.
Maqedonia Veriore është vendi i dytë me pagën minimale më të lartë në rajon. Ky vend ka pagë minimale 542 euro.
Mali i Zi është në vendin e tretë me pagë minimale me shumën 533 euro.
Në Bosnje dhe Hercegovinë paga minimale është 485 euro, ndërsa, Shqipëria është e parafundit me 385 euro pagë minimale.
Sa është paga minimale në BE?
Eurosata ndan shtetet e BE-së në tri kategori, ato që kanë pagë minimale mbi 1500 euro në muaj e që bëjnë pjesë: Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.
Në grupin e dytë janë shtetet që kanë një pagë minimale kombëtare mbi 1000 euro dhe nën 1 mijë e 500 euro në muaj. Këto janë shtetet: Spanja dhe Sllovenia.
Ndërsa në grupin e tretë, janë vendet që kanë pagën minimale nën 1000 mijë euro në muaj.
Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Polonia, Greqia, Portugalia, Malta, Lituania, Kroacia, Estonia, Çekia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Hungaria dhe Bullgaria.
Nga të dhënat e një hulumtimi të Institutit për Kërkime të Avancuara GAP, të publikuar në vitin 2022, mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë paguhen me pagë minimale dhe 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat.
Në ndërkohë, të martën në Kosovë është diskutuar edhe për ndryshimin e shkallës tatimore pas zyrtarizimit të pagës minimale.
Me ndryshimin e pagës minimale, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) do të ndryshojë edhe shkallën tatimore të pagës.
Sipas këtyre ndryshimeve, parashihet lirimi nga tatimi në pagë deri në shumën 250 euro. Në të kaluarën tatimi në pagë ishte prej shumës 80 euro.
Ndërsa, pagat prej 251 euro deri në 450 euro, sipas ATK-së, tatimi në pagë do të jetë 8 për qind për pagat prej 251 euro deri në 450 euro. Ndërkaq, sipas ATK-së, për pagat mbi 450 euro do të jetë 10 për qind.
Nga kjo rritjet një pjesë e qytetarët pritet që të kenë pagë më të lartë për 6 euro e 80 centë.