Mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të RTK-së për lajmin skandaloz: Do të ketë masa rigoroze konform ligjit - NACIONALE

Mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të RTK-së për lajmin skandaloz: Do të ketë masa rigoroze konform ligjit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi i RTK-së, ka reaguar pas raportimit skandaloz në të cilën është sulmuar gazeta Nacionale e Periskopi, duke thënë se do të marrin masa “rigoroze” për këtë lëshim.

RTK përsëri nuk ka hequr dorë nga raportimi skandaloz dhe janë arsyetur se nuk kanë përmendur emrin e Nacionales e Periskopit në raportimin e tyre.

Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti. Bordi shpreh keqardhje për publikimin e një artikulli ku janë apostrofuar mediat e Kosovës në mediumin boshnjak, ndonëse RTK në asnjë raportim nuk i ka përmendura ato.

Kjo është theksuar nga stafi editorial gjatë takimit. U.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së. Bordi i RTK-së U.d drejtoresha e RTK-së.” – thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, në takim janë ftuar u.d drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, drejtori i kanaleve në gjuhën shqipe, u.d kryeredaktorja e RTK-së, udhëheqësja e Mediave Online të RTK-së dhe stafi përgjegjës editorial.

Ndryshe RTK-ja dhe deputetët e VV-së, e publikuan shkrimin e gazetës boshnjake. Në shkrimin e gazetës boshnjake nuk ofrohet as edhe një fakt, as edhe një provë. Por, akuzat janë të rënda.

Nacionale dhe Periskopi etiketohen si dy media të cilat financohen nga Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Kjo akuzë brutale arsyetohet me një rresht: “bashkëbiseduesit tanë në Kosovë thanë se....”.

Nuk ofrohet as edhe një dëshmi se ndonjëra prej këtyre mediave ka ndonjë lidhje me Serbinë. Megjithatë, qëllimi dukej i qartë. Artikulli u realizua me një politikan kontrovers serb, Boban Bogdanoviq, të cilit kohë më parë i kishte dalë një video duke konsumuar kokainë.

Ky artikull i kësaj gazete boshnjake u citua në lajmet qendrore të Radio Televizionit të Kosovës, dhe në portalin e mediumit publik.

Drejtori i RTK-së NUK distancohet

Drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla, në një përgjigjje për Kallxo.com, nuk është distancuar fare nga lajmi skandaloz i mbrëmshëm.

Në lajmin që u publikua në RTK, e për të cilin reaguan AGK, shumica e gazetarëve në vend, dhe vetë gazetarët e redaktorët e RTK-së, duke u distancuar, sepse pa asjnë fakt e lidhnin gazetën Nacionale e Periskopin me gjojase pagesa nga Serbia.

Por, Gëvalla ka “shkalluar” edhe tutje, duke komentuar “mediat” e duke përmendur “20 vjeçarin” e tyre të punës, çka është edhe njëra ndër themelet e propagandës së pushtetit.

Gërvalla përmes përgjigjeve me shkrim ka thënë për KALLXO.com se RTK nuk ka publikuar fare emrat e mediumeve që përmenden në hulumtimin e mediumit të Bosnjës e Hercegovinës, i cili u transmetua nga RTK dhe se sipas Gërvallës këto pyetje i takojnë mediumit “Slobodna Bosna”.

I njëti është shprehur se synim i RTK-s është përmbushja e detyrës ligjore për informim të qytetarëve.

“Unë nuk kam interes të merrem me komentet e atyre të cilët e kanë qasjen politike të qartë tash e 20 vite dhe kanë media që nuk kanë objektivitet, por kanë synime tjera”- ka thënë Gërvalla për KALLXO.com.

“Askush s’ka pse të ndihet i shqetësuar nga transparenca. Le të bëhet transparencë, dhe qetësohemi të gjithë. Serbia, Rusia, Kina, janë shqetësim për Kosovën, këtë gjë nuk e fshehim. Kur dikush sjellë raportime të tilla, ne nuk mund të mbyllim sytë. Le te merren organet e duhura, që të vërtetohet çka e si. Ne nuk mund t’ia fshehim publikut raportimet”- është shprehur Gërvalla.

Lajme të ngjashme