Mbi 5% të votave të numëruara: Gruda dhe Tahiri pas Bedri Hamzës në top-treshen e PDK-së
Përparim Gruda dhe Arian Tahiri po e ndjekin Bedri Hamzën në top tre kandidatët më të votuar listën e Partisë Demokratike të Kosovës, pas numërimit të mbi 5 për qind të vendvotimeve.
Sipas të dhënave preliminare, deri në përditësimin e fundit janë procesuar 128 nga 2,498 vendvotime, apo 5.12 për qind.
Në listën e PDK-së, Bedri Hamza prin me 4,598 vota, ndërsa pas tij renditet Përparim Gruda me 2,763 vota.
I treti në këtë listë është Arian Tahiri, i cili deri në këtë fazë të numërimit ka marrë 2,441 vota.
Pas top treshes, në vendin e katërt renditet Uran Ismaili me 2,253 vota, ndërsa pesëshen e parë të kandidatëve më të votuar të PDK-së e mbyll Vlora Çitaku me 1,481 vota.
