Mbetja jashtë agjendës për KiE? Kasolli: “Kurti, i pasinqertë, do të arsyetonte se jemi me Evropën demokratike, jo atë diplomatike” - NACIONALE

Mbetja jashtë agjendës për KiE? Kasolli: “Kurti, i pasinqertë, do të arsyetonte se jemi me Evropën demokratike, jo atë diplomatike”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në leximin e filozofit Afrim Kasolli në rast se Kosova mbetet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave për votë finale për-ose-jo anëtarësimit në Këshillin e Evropës më 17 maj – dhe kjo për të vetmen arsye të mosprocedimit tutje me Asociacionin nga çka ky proces është pashkëputshëm i ndërlidhur – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një “argument shtesë politik”.

Kështu ia shtruam pyetjen Kasollit – i cili ka qenë një kohë edhe deputet i Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës:

Nacionale: “Çka është kuptimi e domethënia në raport me politikën tonë të jashtme në rast se aplikimit i Kosovës lihesh jashtë agjende – praktikisht shtyrje për një vit?”.

Kasolli: “Në fakt nëse ndodh kjo, një rezultat i tillë i shërben vetëm më shumë kryesministrit Kurti për agjendën e tij të brendshme elektorale, ku ai do të arsyetohet para opioniniot se raporti paraqet një vlerësim demokratik për Kosovën dhe në këtë drejtim vendi ynë i ka plotësuar këto kritere, mirëpo vendimi i Këshillit Ministror për të mos e marrë në konsideratë këtë vlerëim demokratik është tërësisht politik dhe se ky nuk mund të bëjë kompromise të tilla për dallim nga pararendësit e tij. Kështu, ai në këtë mënyrë mbase do ta ketë një ‘argument’ shtesë politik, që është konform Evropës demokratike, por ajo asaj diplomatike, e cila për kalkulime politike i shpërfilli edhe vlerat demokratike." - tha Afrim Kasolli.

“Por problemi është pikërisht te komunikimi jo i sinqertë i tij si me publikun e brendshëm ashtu edhe me diplomatet perëndimor. Sepse siç është dëshmuar edhe nga mediumi juaj, nëpërmjet letrës dërguar Dora Bokjanis, tjera obligime dhe zotime ka marrë ndaj tyre, dhe me tjera premtime ka operuar para publikut të brendshëm”.

Nacionale e ka pyetur Kasollin edhe nëse e sheh mundësinë që Kosova të futet në agjendën ministrave gjatë kësaj jave.

“Nëse dy nga shtetet kryesore të Bashkimit Evropian sikur se Franca dhe Gjermania i qëndrojnë konsekuent asaj që e kanë deklaruar se fillimi procdeurave për themelimin e Asociacionit është një lloj parakushti për anëtarësim në Këshillin e Evropës, atëherë vështirë që tema e aplikimit në KIE do të futet në agjendë për takimin e Këshillit Ministror. Në këtë drejtim si presidenti i Francës Emanuel Macron ashtu edhe kancelari e Gjermanisë Olaf Sholz e kanë bërë të qartë se dëshirojnë ta shohin Kosovën duke lëvizur në këtë drejtim, të paktën duke e dërguar në Gjykatë Kushtetuese draft-statutin e Asocacinionit të hartuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkohë, siç dihet një kërkesë e tillë ishte artikuluar më herët edhe nga përfaqësuesi i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Escobar.” – na tha ai.

Sipas tij, pushteti e ka keqlexuar procesin, sidomos pas miratimit të raportit të Dora Bokajonis.

“Mirëpo, që nga fillimi ka qenë iluzore të shpresohet se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk do të kushtëzohet nga progresi në procesin e dialogut me Serbinë. Dhe kjo ka të bëjë me keqleximin që i ka bërë pushteti këtij procesi, veçanërisht kohën e fundit pas miratimit të raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bokjanis, ku thuhet se kjo teme mund të jetë edhe si një lloj “angazhimi pas anëtarësimit”. Por, këtu nuk duhet harruar faktin, se kur ishte pranuar aplikimi i Kosovës në këtë organizatë në njoftimin zyrtar të Këshillit ishte thënë qartë se “ky trup e mori vendimin, duke pasur parasysh edhe parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”.

Kasolli ka thënë se eka qenë e ditur që do të ketë presion ndaj Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve:

“Kurse kjo tendencë, nuk ka dyshim se do të sforcohet veçanërisht tash pas ndryshimi të kornizës negocuiese të BE më Serbinë, përkatësisht kapitullit 35 të saj, ku zbatimi i marrëveshjeve të sipër cekuera është shndërruar në kusht formal për procesin integrimeve evropiane edhe për Beogradin. Në këtë mënyrë BE po sillet konform detyrimeve që dy vendet kanë marrë në procesin e dialogut se do ta lidhin fatin e integrimit evropian me atë të zbatimit të marrëveshjeve, pavarësisht faktit se Këshilli i Evropës nuk është pjesë e strukturave të Unionit.” – tha ai për Nacionalen.

Lajme të ngjashme