Mbërrijnë në Kosovë dhuratat e para të Vuçiqit
Në emër të presidentit Serb Aleksandër Vuçiq kanë mbërritur pako dhuratash për Vitin e Ri. Këto pako do të dërgohen në qendrat shëndetësore në Pasjan, Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.
Në emër të presidentit serb, këto pako i dhuroi njëra nga asistentet e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë dhe Metohi në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe.
Siç shkruan Kosovo-Onlin, fëmijët e parë që morën këto vota ishin nga Priljuzha dhe Plemetini.
“Sot në mëngjes, Babadimri u nis në rrugën që lidh me krahinën tonë jugore për të lumturuar të vegjlit e presidentit të Republikës së Serbisë,” – u shpreh asistentja Millena Parliq.
Po kjo zyrë raportohet se ka punësuar për praktikë mbi një mijë serbë të rinj të Kosovës prej moshës 18 e deri në moshën 30 vjeçare.
