Mbajeni frymën: Krasta thotë se “morëm menjëherë masa” pas lajmit të rremë kundër Nacionales dhe “nuk ndodh më” - NACIONALE

Mbajeni frymën: Krasta thotë se “morëm menjëherë masa” pas lajmit të rremë kundër Nacionales dhe “nuk ndodh më”

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Kemi marrë menjëherë masa”, tha zv/drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, në një mënyrë që s’ka se si të mos lexohet si tallëse për logjikën e gjithsecilit, duke folur për skandalin për lajmin e rremë kundër Nacionales dhe Periskopit.

Duke refuzuar të përgjigjet se pse nuk e adresoi raportin e komisionit ad-hoc që gjeti shkelje të shumta etike dhe të standardeve gazetareske me publikimin e lajmit të Slobodna Bosna, Krasta u pështjellav të thotë diçka krejt të pakuptimtë.

Ne në RTK menjëherë morrëm masa, cilat ishin masat e mia në këtë rast? Krijuam një kolegjium njerëzish të rëndësishëm që marrin vesh, ku bëjnë pjesë drejtori i lajmeve, drejtorë të tjerë. Dhe vumë një filtër të menjëhershëm, kjo ishte një masë që zv/drejtori e merr, dhe thamë kurrë në të ardhmen për çfarëdo lloj arsye RTK nuk mund të trajtojë një lajm të cilin e krijon ose e merr nga burime të tjera, pa u ngritur një – sidomos kur ka ndjeshmëri siç është siguria kombëtare – pa pasur një dakordim të këtij kolegjiumi. Nuk do të ndodhë më dhe nuk ndodh më”, tha ai në këtë intervistë.

Lajme të ngjashme