Matoshi ia kthen Zybës: Milici i Dejona Mihalit, po do me u thënë kosovarëve që Halili është me Vuçiqin - NACIONALE

Matoshi ia kthen Zybës: Milici i Dejona Mihalit, po do me u thënë kosovarëve që Halili është me Vuçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, pas akuzave të këtij të fundit.

Matoshi në një shkrim në Facebook, ka reaguar pasi Zyba krahasoi një deklaratë tij dhe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Milici i Dejona Mihalit dhe shegerti trushplamë i Albin Kurtit, nga taborri i milicisë së moralit fetar e kinsepatriotik, Sali Zyba, po do me u thânë kosovarëve se Halil Matoshi âsht me Vučić-in!” – ka thënë ai.

Ai ka thënë tutje se ky model etiketimi është marrë nga “stalinizmi enverist e zhdanovizmi titist”.

“Këtë model të etiketimit dhe fabrikimit të anmiqve Zyba dhe partia e tij e kanë marrë nga nji kombinim fatal, stalinizmi enverist e zhdanovizmi titist. Pra asht moti e pame!” – ka shkruar ai.

Sipas Matoshit, pushteti i Kurtit ka realizuar fazën e parë të linçimit publik.

“Pushteti i Kurtit e ka realizu fazën e parë të linçit publik: Njollosjen e figurave publike, medias së pavarun, sindikatave, gjyqsorit deri edhe gjyqësisë Kushtetuese, administratën publike dhe opozitën demokratike;

Hapi i dytë âsht linçi fizik.

Por nuk do t’ja dalin.” – ka thënë Matoshi.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme