"Janë hartuar": A pritet të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë? - NACIONALE

"Janë hartuar": A pritet të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Çdo ditë e më shumë po kërkohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë pas veprimeve të fundit të grupit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. Përveç thirrjeve të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave ndaj Serbisë, tashmë këto thirrje kanë filluar t'i bëjnë edhe eurodeputët në Parlamentin Evropian.

Masat ndëshkuese ndaj Serbisë thuhet se janë hartuar e janë gati, por kur do të vendosen nuk dihet.

"Masat janë hartuar" - ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë në Euronews Albania.

Von Cramon ka thënë se vendosja e masave ndëshkuese varet se sa bashkëpunon Qeveria e Serbisë në zbardhjen e sulmit terrorist në Banjskë.

Por, nëse bashkëpunimi i qeverisë serbe, autoriteteve, gjyqësorit të Serbisë është i mjaftueshëm, atëherë mund të ketë shans që të mos vendosen masat. Por, është e sigurt se masat janë hartuar (draftuar). Masat mund të jenë politike, financiare, që lidhen me negociatat për anëtarësim në BE. Kemi shumë mjete në duart tona." - ka thënë Viola von Cramon.

Ajo ka treguar se çfarë masa mund të vendosen.

Nuk do t’ua thoja emrin sanksione, sepse duhet të aprovohen nga Këshilli Evropian, siç nuk ishte rasti për Kosovën as për Serbinë. Ne flasim për masa, masa politike dhe financiare, për kufizim të qasjes në fondet e IPA-s që sigurisht se do të dëmtonin qeverinë serbe. Nëse një shtet kryen sulm terrorist ndaj një vendi fqinj është vështirë ta marrës me mend që ky shtet të bëhet anëtare e BE-së." - ka thënë ajo.

Në ndërkohë edhe eurodeputeti holandez i grupit Social-Demokrat, Thijs Reuten, ka kërkuar që ndaj Serbisë lidhur me veprimet për sulmin terrorist në Banjskë.

Pavarësisht kritikave të shumta për muaj të tërë nga ana e Parlamentit, sanksione janë vendosur vetëm ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor të destabilizimit dhe provokimeve që kemi parë prej kohësh." - ka thënë Thijs Reuten.

Ai ka thënë se BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë dhe palët të kthehen në dialog vetëm kur të janë ndalur provokimet.

BE duhet të braktisë politikën katastrofale të pajtimit me Vuçiq sepse nuk po funksionon. Sa herë Vuçiç është kthyer nga Brukseli në Beograd dhe me krenari ka treguar se nuk ka firmosur gjë, Komisioneri Varhelyi i ka shkuar në derë me 600 milionë euro! Kjo duhet të marrë fund. Çdo gjë që ndodhi, jo vetëm gjatë javës së shkuar por edhe në muajt pas Marrëveshjes së Ohrit, hyn në listën e gjatë të provokimeve. Duhet krijuar atmosfera e duhur që palët të ulen në një tryezë sërish dhe të punojnë për normalizimin." - shpreh Reuten për Euroneës Albania.

Duhet të kujtojmë se udhëheqësit e shtetit të Kosovës në vazhdimësi që nga 24 shtatori nga dita e sulmit, kanë kërkuar që ndaj Serbisë të vendosen masa ndëshkuese.

Bile, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pa u vendosur masa ndaj shteti të tij.

Mbetet të shihet nëse do të vendosen masa ndaj Serbisë.

Lajme të ngjashme