Martin Berishajt i del edhe një kompani në Shqipëri - NACIONALE

Martin Berishajt i del edhe një kompani në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfshirë në një afër financiare rajonale, është bashkëpronar edhe i një kompanie në Shqipëri.

Periskopi ka bërë me dije se kompania është ‘Nacional Sha’ dhe ka qarkullim miliona euro.

Sipas dokumenteve të siguruar nga kjo media kompania merret me lojëra të fatit.

Këto dokumente tregojnë se ambasadori Berisha ka 10 % të aksioneve në këtë kompani.

Ajo qe dihet deri me tani është se këtë kompani Berisha nuk e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Vitin e kaluar për mosdeklarim të një kompanie tjetër, Martin Berishaj i është ngritur kallëzim penal. Kjo është bërë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) me rastin që ishte lajmëruar nga gazeta Nacionale.

Kallëzimi penal ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

“Rasti me të gjithë dokumentacionin përcjellës me datë 05.08.2022 me Kallëzim Penal është përcjellë në Prokurorinë e Shtetit për procedim penal të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e AKK-së për gazetën Nacionale.

Tashmë, ky rast është në duart e institucioneve të drejtësisë, më saktësisht Prokurorisë së Shtetit.

Gjithashtu, këtë javë gazeta Nacionale ka raportua se Berishajt i është ngritur edhe një tjetër kallëzim penal. Kësaj radhe për shmangie nga tatimet.

Lajme të ngjashme