Marta Kos në Kosovë, takohet me Kurtin e Haxhiun - NACIONALE

Marta Kos në Kosovë, takohet me Kurtin e Haxhiun

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të takohen me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Kjo në vizitën e saj të parë në Kosovë që nga marrja e detyrës në vitin 2024.

Agjenda e udhëheqëses së BE-së nis në orën 10:00 me një takim me presidenten Haxhiu në Kabinetin e Presidentes, ku mediat do të mund të marrin pamje nga pritja zyrtare

Më pas, në orën 10:45, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim të veçantë me Komisioneren Kos, pas të cilit do të mbahet konferencë e përbashkët për media.

Vizita e sotme realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja në Kosovë, më 7 qershor, dhe vjen pas anulimit të një vizite të planifikuar më 12 mars, e cila u shty për shkak të zhvillimeve politike të asaj periudhe.

Lajme të ngjashme