Marsh paqësor në Prishtinë për solidarizim me familjen e Heroit Afrim Bunjaku - NACIONALE

Marsh paqësor në Prishtinë për solidarizim me familjen e Heroit Afrim Bunjaku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahet një marsh paqësor për solidarizimin me familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku.

Ky marsh do të mbahet nën moton “Stop diskriminimit të qytetarëve, solidarizim me familjen e Heroit të Kosovës – Afrim Bunjaku, i vrarë në veri”.

Organizimi mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” të Prishtinës me fillim nga ora 11.00.

Kujtojmë se rreshteri Afrim Bunjaku u vra të dielën në Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist që u futën në territorin e Kosovës.

Lajme të ngjashme