Kurti: Serbia të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për sponsorizimin e sulmeve terroriste të së dielës në territorin e Kosovës. Shefi i Qeverisë përmes një postimi në rrjetin social X ka publikuar llojet e armëve të gjetura në Banjskë pas operacioneve antiterroriste të Policisë së Kosovës.
Ai ka bërë thirrje që shteti serb të mbahet përgjegjës për "sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës".
Postimi i Kurtit në X:
Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët s'vepruan të vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.
These military-grade arms & equipment—seized in @Kosovo_Police's anti-terror operation after yesterday's attack—leave no room for doubt: The perpetrators acted not alone but w/ state backing. Serbia must be held fully accountable for sponsoring terrorist violence on 🇽🇰 territory. pic.twitter.com/hbFHiV1rMe
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023