Marrëveshja e Brukselit “fundosje politike” për Kurtin – Asociacioni “ecje nëpër gjak”, sipas Haki Abazit - NACIONALE

Marrëveshja e Brukselit “fundosje politike” për Kurtin – Asociacioni “ecje nëpër gjak”, sipas Haki Abazit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja e arritur tashmë para një viti – përkatësisht ajo e Brukselit dhe Ohrit – “e ka fundosur politikisht”, Kryeministrin e Kosovës, beson ish-bashkëpartiaku i tij, tash deputet i pavarur, Haki Abazi.

Në njërën anë, Abazi i referohet krejt jetëgjatësisë politike të Kurtit duke e kundërshtuar atë që e vetëpagëzonte si “Zajednicës të Serbisë në Kosovë” që tashmë e ka të pranuar në marrëveshje dhe në draft-Statut; dhe në anën tjetër futjes së vendit në obligime ndërkombëtare dhe plasaritjes së marrëdhënieve ndërkombëtare saktësisht për shkak të moszbatimit të saj.

Si pasoj e këtyre taktizimeve të cilat po flas, pra mos mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit, moszbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin në Ohër, raportet në Bashkësinë Ndërkombëtare janë të për keqësuara deri në sanksione, dhe kjo është problem në vete, edhe përbrenda partneritetit strategjik që kemi edhe që duhet të kemi me Bashkësinë Evropiane për anëtarësim në NATO dhe BE(...)”, ka thënë Abazi për “Ekonomia Online”.

(...)Por tani po e shihni edhe këtë çështjen e fundit që në mënyrë të heshtur Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri Kurti po pranon bartjen e pronës në pronësi të kishës si shkëmbim të një anëtarësimi në Këshillin e Evropës, gjë që po të ishin parti tjera do bëhej kaos i madh në Kuvend dhe në hapësirën publike”, thotë Abazi.

Për atë që nga Kurti pritet kryekëput themelimi i Asociacionit, Abazi e vlerëson se tashmë kjo përbën “ecje nëpër gjak” nga kryeministri; referuar indirekt jetëve të humbura të aktivistëve të Vetëvendosjes në kundërshtim të një projekti të tillë.

Normalisht me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit në Oher tani më flitet për një periudhë jashtëzakonisht të vështire për Kosovën, sepse insistimi në bazë është implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe në bazë të këtyre marrëveshje për këtë qeveri dhe për kryeministrin Kurti është një ‘ecje nëpër gjak’”.

Sepse është ardhur në pushtet me kauzën kundër Asociacionit, dhe tani duhet të zbatojë Asociacionin dhe normalisht kjo shtrëngon situatën deri në një përplasje e cila veç po vërehet edhe përbrenda Vetëvendosjes por edhe në raport me publikun sepse kur vjen në pushtet me kauzën kundër Asociacionit dhe e pranon zbatimin”, thotë ai.

Lajme të ngjashme