Marrëdhëniet “komplekse” të Kosovës me Greqinë: Dhjetë takime për njohjen që s`po vjen - NACIONALE

Marrëdhëniet “komplekse” të Kosovës me Greqinë: Dhjetë takime për njohjen që s`po vjen

3 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Për dy vjet u takuan dhjetë herë. Kur erdhi në Kosovë herën e fundit, u përqafuan fort me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sërish këtë të shtuënë është takuar me Kurtin në Greqi, në kuadër të samitit ekonomik “Delphi 2023”. Greqia abstenoi për fazën e parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu duke mos u bërë pengesë në proceset integruese të Kosovës. Në anën tjetër, nga shteti grek deklarohen se s’do ta njohin Kosovën. Çka dijmë?

Takimi i dhjetë

Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Delphi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Kurti e falënderoi ministrin e Jashtëm grek, për përkrahjen ndaj Kosovës në proceset integruese.

“Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mënyrat se si ato mund të avancohen më tej, veçanërisht në rrafshin ekonomik, teksa shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja kanë shënuar rritje viteve të fundit, ishin pjesë qendrore e takimit.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Dendias dhe shtetin e Greqisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset integruese.” – thuhet në komunikatën e zyrës së Kryeministrit.

Tutje në komunikatë u tha se u diskutua edhe për takimin e 2 majit, që pritet të mbahet në Bruksel, ndërmjet Kryeministrit Kurti, e Presidentit serb Vuçiq.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.” – thuhet tutje.

Greqia ia rikujton Serbisë: Vetë pranuat të mos bllokoni anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Greqia nuk ka për qëllim njohjen e Kosovës pavarësisht abstenimit në votimin për kalimin në fazë tjetër të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë këshilltari për Siguri Kombëtare i Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Tanos Dokos. Këtë koment ky i fundit e bëri gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik të Delphi-t në Athinë, ku po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Abstenimi i Greqisë u përcoll me nota dëshpërimi në Beograd, ku madje “kërcënuan” edhe me “aplikim të reciprocitetit”, por këshilltari Dokos ka një shpjegim për abstenimin e Greqisë. “Besuam se ishte gjë e mirë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe qetësimit të tensioneve mes dy palëve”, tha ai.

Takos, i kujtoi Serbisë një gjë – se në Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve të pranuar në Ohër janë pajtuar të mos bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Edhe abstenimi i Athinës, tha ai, është bërë në këtë frymë.

Nuk e kemi njohur Kosovën dhe as nuk do ta bëjmë. Por, po provojmë të jemi sa më konstruktiv që mundemi”, ka thënë Tanos Dokos, siç e cituan mediat serbe.

Kujtojmë se Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me të kaluar suksesshëm aplikimi i Kosovës për në KiE në fazën tjetër, u shpreh “i zhgënjyer” me votën greke derisa edhe lajmëroi se këtë “zhgënjim” ia kishte përçuar kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Këshilltari Takos i drejtohet Daçiqit edhe me një gjë tjetër.

Shpresoj që miqtë tanë serbë të mbajnë mend që në këtë i kemi mbështetur për vite”, ka thënë Takos.

Greqia ndonëse juridikisht nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, ka zhvilluar marrëdhënie të mira “bilaterale” me Kosovën, e madje në raste për nga intenziteti edhe më shumë se disa shtete të BE-së që formalisht e njohin Kosovën. Ka kohë që spekulohet se njohja e Greqisë mund të jetë afër, megjithatë, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga shteti helen.

Greqia e Serbia përplasen për Kosvoën

Anipse zyrtarët grek janë deklaruar se nuk do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, përfaqësuesit e tyre po vazhdojnë të jenë konstruktiv sa i përket, rrugës së anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare. Greqia nuk votoi kundër Kosovës për futjen në agjendë të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ndonëse pati shtete që e kanë njohur Kosovën, e votuan kundër, siç është rasti me Hungarinë. Greqia ndonëse vend mosnjohës, nuk e bëri një gjë të tillë. E kjo duket se e ka nervozuar shumë ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq.

Jemi vërtet të zhgënjyer me qëndrimin dhe qasjen e Greqisë dhe Sllovakisë si anëtarë të BE-së që u mbajtën, në radhë të parë për këtë kemi dëgjuar prej tyre se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu dua t'ju kujtoj se Bosnja dhe Hercegovina abstenoi. Imagjinoni ironitë. Imagjinoni sikur Republika Srpska të aplikonte për anëtarësim tani. Çfarë ironie dhe paturpësie është dhe po na japin leksione se po ndikojmë në shkatërrimin e tërësisë territoriale të Bosnje-Hercegovinës. Ata po marrin pjesë drejtpërdrejt në shkatërrimin e integritetit territorial të Serbisë” -u shpreh Daçiq.

Lajme të ngjashme