Maqedonci: Reagimet e Serbisë për sulmin në veri ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur - NACIONALE

Maqedonci: Reagimet e Serbisë për sulmin në veri ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas sulmit në Zubin Potok.

Maqedonci i ftuar në Klan Kosova ka deklaruar se reagimet e Serbisë karshi sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës, ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur.

Për dallim të 24 shtatorit të vitit të kaluar, kësaj radhe reagimi nga Serbia dhe Lista Sërpska ka qenë shumë i shpejtë, më i shpejt se reagimi që kemi bërë ne në Kosovë, dh kjo me të vërtetë për mua tregon një pritshmëri për këto ngjarje, pikërisht nga këto institucione në Serbi por edhe Lista Sërpska.”

“Nuk dua të aludoj, pasi nuk kemi një hetim të përfunduar, mirëpo vlerësoj se gjithë ky reagim ka lënë shumë dyshime se e gjitha ka qenë e parapërgatitur, dhe në kuadër të narrativit për të shfajësuar veten dhe për të fajësuar dikë, është shfrytëzuar një format i luftës së tillë”. – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme