Maqedonci pret në takim institutin amerikan që këshillon FSK-në për mbrojtje kibernetike - NACIONALE

Maqedonci pret në takim institutin amerikan që këshillon FSK-në për mbrojtje kibernetike

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë, i cili e mbështet ministrin dhe FSK-në me këshillim profesional në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

Ai i ka falënderuar zyrtarët e instituti në fjalë për bashkëpunimin.

“Kisha kënaqësinë që sot të pres në një takim të veçantë ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) të cilët janë duke e mbështetur MM dhe FSK me këshillim profesional në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike. Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen time të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me aspektin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike”, ka shkruar Maqedonci.

Lajme të ngjashme