Manxhuka ia kthen sërish Kica-Xhelilit: Ia përmend komentet në facebook dhe ndërrimin e partisë
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka reaguar sërish në një betejë virtuale përballë Doarsa Kica-Xhelilit.
Manxhuka ia ka kujtuar deputetes së LDK-së ndërrimin e partisë.
Postimi pa ndërhyrje:
Në vitin 2023, Kosova renditet në vendin e 83-të me 41 pikë. Në vitin 2020 renditej në vendin e 104-të me 36 pikë. Për fatin e mirë, edhe Vietnami si Kosova në këto vite paska shënuar progres. Shumë mirë për luftën kundër korrupsionit. Shumë mirë ishte edhe për Kosovën kur mburreshe me përmirësimin prej 17 vendeve.
Është e vërtetë se korrupsioni është korrupsion. Po si u bë atëherë që në mënyrë të vetëdijshme të shkosh mu te ata që në qeverisjen e tyre kishte më shumë korrupsion sipas të njëtit indeks.
P.s. Komentet në profilin tim kanë qenë gjithnjë të hapura, me një dallim që unë nuk kam qenë i detyruar të ndërroj asnjëherë profilin tim me rastin e ndryshimit të standardeve (lexo: ndërrimit të partive).