Manxhuka habitet që po lirohen të burgosurit për sulme ndaj gazetarëve dhe KFOR-it - NACIONALE

Manxhuka habitet që po lirohen të burgosurit për sulme ndaj gazetarëve dhe KFOR-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas liritmit të Urosh Vukashinoviq, Nemanja Vllaskoviq, Dalibor Spasiq dhe Radosh Petroviq, të cilët u arrestuan nën dyshimin për pjesëmarrje në dhunë ndaj gazetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it, ku mbetën të lënduar dhjetra pjesëtarë.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Manxhuka, ka kritikuar lirimin e serbëve të arrestuar për sulmin ndaj gazetarëve.

Shumica e sulmuesve të gazetarëve që janë liruar këto ditë nga Gjykata nuk janë vetëm sulmues të gazetarëve, ata kanë qenë pjesë aktive e grupeve atje. Pra, ata nuk janë persona që rastësisht janë gjendur në problem apo raste të izoluara, por aktivisht dhe në mënyrë të organizuar janë të përfshirë atje”, ka shkruar ai.

Madje, ai u shpreh i habirut me lirmin e tyre përmes dorëzanisë.

Është vërtetë e çuditshme mënyra si është marrë vendimi për lirim të këtyre personave veçanërisht me dorëzani kur Kodi Penal ka dhjetëra opsione tjera në këto raste. Këto lirime do të jenë vetëm inkurajim që ata të vazhdojnë avazin e vjetër, ndërkaq për të tjerët stimulim për t’u përfshirë në këto raste/grupe” ka shkruar ai tutje”, tha ai tutje.

Lajme të ngjashme