Manifestimi "Nata e Skënderbeut”, deputetja nga Kosova dhe deputeti nga Shqipëria shpalosin flamurin gjigant të UÇK-së - NACIONALE

Manifestimi "Nata e Skënderbeut”, deputetja nga Kosova dhe deputeti nga Shqipëria shpalosin flamurin gjigant të UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në manifestimin "Nata e Skënderbeut”, i cili është mbajtur për nder të festave të nëntorit në Krujë, është shpalosur një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpalosja e këtij flamuri është bërë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Denis Deliu.

Në këtë manifestim, i cili për të tretën herë me radhë organizohet nga Bashkia e Krujës dhe deputeti Denis Deliu, ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, dhe disa ministra e deputetë shqiptarë.

Ky manifest është me ndezjen e “Flakës se lirisë” në Kalanë e Krujës dhe ngritja e Flamurit Kombëtar pranë muzeut historik.

Lajme të ngjashme