“Mandatarin tjetër”: Kryetari i VV-së kërkoi edhe një takim, a do ta mandatojë presidentja sërish Kurtin për kryeministër? - NACIONALE

“Mandatarin tjetër”: Kryetari i VV-së kërkoi edhe një takim, a do ta mandatojë presidentja sërish Kurtin për kryeministër?

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se më nuk mund ta nominojë liderin e VV-së, Albin Kurti, si mandat të dytë për kryeministër.

Pas takimit me liderët politik, ajo ka thënë se tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë se për mandatar të dytë duhet të caktohet një mandata tjetër.

Ajo ka bërë me dije se është e obliguar që t`i respektoj këto aktgjykime.

“Janë tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që merre me këto tema. Aty thuhet se duhet ta caktoj mandtarin tjetër. Ashtu shkuan, ato aktgjykime nuk i kam shkruar unë, i ka shkruar gjykata Kushtetuese. Ato aktgjykime me vet fatin që përmendi mandatarin tjetër, interpretimi ynë është që nënkupton mandatar tjetër”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, ajo ka thënë se nuk pajtohet me një interpretim të tillë.

A me duket e logjikshme një gjë e tillë? Nuk me duket aspak e logjikshme për një arsyeje shumë të thjeshtë, një mandat ndoshta sot nuk i ka votat, por mund t`i krijojë pas dy muajsh, pas dy javësh”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, shefja e shtetit ka thënë se në takim liderëve politikë ua ka kërkuar shumicën.

Sipas saj, askush prej liderëve nuk e ka garantuar shumicën.

Unë ju kam kërkuar shumicë, ajo duhet të kërkohet sipas Kushtetueses. Mirëpo sot nuk ishte askush u gatshëm që të garantoj shumicën, megjithatë jemi ende brenda afatit kushtetuese për të pritur një gjë të tillë deri me datën 5 nëntor. Më 5 nëntor pastaj e dimë më qarët se a do të kemi mandat të dytë apo jo”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se do të pres deri me datën 5 nëntor kur edhe s’kadon afati kushtetues për caktimin e mandatarit të dytë.

Besoj i keni dëgjuar partitë për qëndrimet e tyre. Disa kishin që s’mund të krijojnë shumicë, kishte qëndrime që dëshirojnë të takohemi sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri. Sipas Kushtetues ne i kemi dhjetë ditë, afati s’kadon deri më 5 nëntor. Deri me atë datë do të kontaktoj me kryetarë te partive. Do të jem në komunikim me ta, dhe kushdo që ka gatishmëri për takim për të parë nëse ka mundësi për caktim të një madatari të tjetër, i pres në takim”, ka thënë Osmani.

Osmani propozon zgjatje buxhetore

Në adresimin e saj për media, pas takimit me liderët politik, presidentja Vjosa Osmani ka treguar se ka propozuar zgjatje buxhetore për të shmangur një krizë pagash për punëtorët e sektorit publikë.

Ajo ka thënë se nuk kishte gatishmëri nga shumica e liderëve të partive për një gjë të tillë.

Ajo ka treguar se ka propozuar edhe që të bëhet zgjatja buxhetore deri më 31 mars 2026.

Kërkova një rrugë me dakordim të partive për procedim të buxhetit dhe Planit të Rritjes. Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit, por unë propozova që të shikojmë mundësi të tjera kushtetuese që është zgjatja buxhetore që së paku deri më 31 mars 2026 qytetarët të mos përballem me situatë ku nuk kanë paga dhe mirëqenie. Kjo çështje nga disa u shqyrtua, do të jem në kontakt me partitë nëse ekziston një mundësi e tillë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se mund ta marrë si detyrim dhe ta procedojë zgjatjen buxhetore si dhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend.

Prandaj edhe propozimi im ishte që sipas nenit 79 të Kushtetutës, që nëse ata s’dakordohen që këto iniciohen si nisma legjislative nga qeveria, atëherë atë detyrim ta marr unë dhe si presidente t’i procedoj edhe zgjatjet buxhetore edhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend meqenëse nuk i kam kompetencat e kufizuara dhe një gjë e tillë njihet si e drejtë e presidentes”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme