Manastiri i Banjskës: Kështu duket vendi ku qëndroi Milan Radojiçiq gjatë sulmit terrorist në veri - NACIONALE

Manastiri i Banjskës: Kështu duket vendi ku qëndroi Milan Radojiçiq gjatë sulmit terrorist në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë rruga në drejtim të Manastirit të Banjskës, ku u strehua grupi terrorist i udhëhequr nga Milan Radojiçiqi, i kërkuar nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Siç konfirmohej nga videoja e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Radojiçiqi ishte prezent në ditën e sulmit terrorist.

Në vendin ku ndodhi përplasja e armatosur, po qëndron gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani, e cila ka dërguar disa fotografi. Në mesin e fotografive është edhe vendi ku shihej të qëndronte Radojiçiqi.

Po ashtu, në fotografi shihen dëmtimet e bëra në Manastirin ortodoks. Më saktë, vërehet dera e thyar, e cila dyshohet të jetë thyer nga autoblinda e përdorur gjatë kohës së sulmit terrorist, të cilin e neutralizoi Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme