Maloku: Qeveria duhet të bëhet fer, t’i tregojë popullit se Asociacioni është shumë afër
Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe t’i tregoj qytetarëve se njohja nga Serbia por edhe themelimi i Asociacionit janë afër. Apo siç shkruan ai, “më afër se që ishte më parë”
“Qeveria aktuale, duhet t'i tregoj popullit se "Njohja (reciproke!?) midis Serbisë dhe Kosovës" vërtetē është afër...por, poashtu duhet të bëhet fer, e t'i tregoj se edhe Asociacioni është shumë më afër, se që ishte më parë”, shkruan Maloku.