Maliqi: Kurti është ideolog, ka mbledhur rreth vetës të gjitha grupet e pakënaqura - NACIONALE

Maliqi: Kurti është ideolog, ka mbledhur rreth vetës të gjitha grupet e pakënaqura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka qenë i ftuar në Intervistën e Buzhalës. Në një prej pjesëve, ai ka folur për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Maliqit, kryeministri Kurti është ideology dhe pranë vetës, ka mbledhur të gjitha grupet që kanë qenë të pakënaqura gjatë këtyre 20 viteve.

“Ka bosht, Albini është ideolog, në kuptimin, i ka mbledh rreth vetës të gjitha grupet që kanë qenë të pakënaqura këto 20 vitet e fundit. Nuk është vizion pozitiv, jodetyrimisht, më shumë ka qenë si lëvizje populliste, kundërshtim i asaj që ka qenë, tash ka me pasë problemin me çka është. Ka mbledhë rryma që kanë qenë të pakënqura, duke filluar nga klasa të mesme urbane, t ëish-Jugosllavisë, që një pjesë e kanë përjetu jo veç si çlirim, por ehde pushtim.” – u shpreh ai.

Maliqi po ashtu, shtoi se në partinë e Kurtit janë edhe konservatorët fetarë, të cilët ishin të pakënaqur me vlerat që janë caktuar në Kushtetutën e Kosovës.

“Po ashtu, konservatorët fetarë, që kanë qenë të pakënaqur me vlerat që janë caktu në Kushtetutë. Pra krejt këto që 20 vjet i kanë përjetu si humbje, i ka mbledhë rreth vetës. Ka shumë të pakënaqur që u është bërë padrejtësi, mirëpo Kurti ka arrit me kriju një platform të krejt këtyre rrymave, përfshi edhe këtë pjesën e LBK-së që ka qenë ma enveriste.” – tha ai.

Tutje, ai u shpreh si vijon: “E përbashkëta e këtyre është që e kanë përjetu këtë 20 viteshin si një lloj humbje të pushtetit, diskurtsit, ideve, bindjeve, dhe ka dalë një figurë që ka arritë me i bë bashkë më shumë si kundërshtim ndaj elitës së kaluar”.

Megjithatë, në një situatë tillë, ai thotë se lëvizjet populliste kanë nevojë për një kundërshtarë, duke thënë se “ka nevojë me qenë Serbia, por tash edhe Shqipëria, Amerika apo BE-ja”.

“Por tash është në kushërshtim, lëvizjet populliste kanë nevojë për një kundërshtar, tash këta janë opozitë, kështu që ka nevojë me qenë Serbia, tash është edhe Shqipëria, Amerika, BE-ja.” – u shpreh ai.

Në fund, ai përmendi se në raste të tilla, mund të dilet edhe me kontradikta, duke theksuar se kryeministri doli në Paradën e Krenarisë.

“E pamë kur Kurti dul në Paradën e Krenarisë, që unë besoj që ai aty qëndron personalisht me vlera, reagimet negative ishin shumë të mëdha. Këto kontradikta një nga një kanë me dalë, nuk mundesh me qenë edhe për Bashkim Kombëtar, siç e pretendojnë disa rryma ma nacionaliste në prani, dhe me qenë pro evropian, integrimit në BE. Këto kontradikta kanë me dalë në sipërfaqe, thjesht domethënë duhet me kalu pak kohë. – tha ai.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme