Maliqi i ashpër me Kurtin: Teveqel kryeministër, nuk e thotë se ka qenë gabim
Shkëlzen Maliqi, analist dhe publicist i njohur, e ka komentuar intervistën e kryeministrit Albin Kurti për gazetën e njohur “Veçernji list”, të cilën intervisë Kurti e publikoi edhe në profilin e tij në Facebook.
Maliqi e ka quajtur teveqel Kurtin.
Tutje, sipas Maliqit, Kurti çoi selam për pajtimin e plotë me Amerikën nga gazeta kroate.
"TEVEQELI KRYEMINISTËR
- Athua Albini, më në fund, e paska mbledh mendjen pasi që një vit e luajti lojën prej teveqelit të pabindur? Nga mediat kroate, na çoi selam kthjellësie të pajtimit të plotë me Amelikën... Vetëm diçka mungonte. Teveqeli i përrallës së moçme shqiptare çdo herë kur bënte sherre i thoshte vetës: "Gabova, mend për herën tjetër!" Mirëpo, e haronte i shkreti teveqel mësimin, dhe sërish e sërisht gabonte. Megjithatë, ka një dallim në përrallat. Teveqeli kryeministër nuk e thotë fare se ka qenë në gabim. Athua pse
Përralla në lesh, shëndeti prej nesh?" - shkruan z. Maliqi.