"Maksimumi 30 mijë": Rron Gjinovci thotë se “e inspektoi me biçikletë” numrin e protestuesve - NACIONALE

"Maksimumi 30 mijë": Rron Gjinovci thotë se “e inspektoi me biçikletë” numrin e protestuesve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka publikuar një status pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”.

Ai ka njoftuar se e ka “inspektuar” personalisht me biçikletë protestën në të gjitha “anët fundore” të saj.

“Si përfundim protesta e sotme ka pasë maksimum 30 mijë protestues.” – shkruan z. Gjinovci në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, sheshet në Prishtinë nuk kanë kapacitet për më shumë se “40 mijë protestues”.

Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për ta pyetur në lidhje me numrin e protestuesve, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Statusi i z. Gjinovci:

Lajme të ngjashme