Macron uron Ditën e Pavarësisë: Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun - NACIONALE

Macron uron Ditën e Pavarësisë: Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka nisur një letër urimi presidentes Vjosa Osmani, në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në fillim të letrës, shkruan: “Zonja Presidente, Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dëshiroj t'ju drejtohem, në emrin e Francës dhe në emrin tim, urimet e mia më të sinqerta”.

Siç thuhet tutje në letrën e publikuar nga Presidenca e Kosovës, Macron ka kërkuar që të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është gjithashtu thelbësore të rifillojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është një element qendror për perspektivën evropiane të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit të rajonit dhe kontinentit evropian. Ne presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” – bëhet e ditur aty.

Por përveç kësaj, presidenti francez ka theksuar ka disa kompani franceze të interesuar për të investuar në Kosovë.

“Unë gjithashtu bëj thirrje që marrëdhëniet tona dypalëshe të forcohen ndjeshëm, veçanërisht në çështjet ekonomike dhe sigurinë e brendshme. Në këtë drejtim, disa kompani franceze janë të interesuara për Kosovën, për ta mbështetur atë në tranzicionin e saj energjetik.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme