LVV-ja i gëzohet pavarësisë së Kosovës, “Rambos” i lodhën sërish “mashqit”
Asociacioni i komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kryetema e politikës në Kosovë. E në këtë temë është përfshirë kokë e këmbë edhe ShBA. Për këtë sot në mbrëmjë, më saktësisht në ora 18:30, Ambasada e ShBA-së do të organizojë një takim për të gjetur një rrugëdalje për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Mbledhja joformale”, siç u quajt takimi, do të mbahet në rezidencën e ambasadorit Jeff Hovenier.
“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do ta thërrasë një mbledhje joformale në rezidencën e tij për ta lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka program formal e as temë të diskutimit.” – deklaroi ky zëdhënës për Nacionalen.
Tutje, edhe afera e ambsadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj vazhdon të jetë një temë e diskutuar në vend. Madje partia me e madhë opozitare, PDK çdo ditë kërkon shkarkimin e tij.
Ndërsa, në rrjete sociale dhe në media vazhdojnë të komentohen edhe ndryshimet e Vetëvendosjes gjatë qeverisjes së saj në krahasim më kohën kur ishte në opozitë.
Postimi nr.1: Ramush Haradinaj
“Nuk besoj që duhet ta vëmë në faj Albin Kurtin dhe Qeverinë dhe Asociacionin. Nuk e ka bërë ky njëri, e kemi të trashëguar. Na ka mbete në derë sikurse edhe ndonjë temë tjetër. Duhet të jemi të sinqertë secili.” - tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Komenti:
Më doket Ramush Haradinajt i’u paskan lodhë përsëri “mashqit”. 😂
Pak kontekst për të gjithë ata që nuk e kuptojnë komentin më lartë:
“Le të mos harrojmë që ne njihemi kaherë. Unë e mbajë mend mirë edhe bashkëpunimin tonë. Bashkëpunimi i parë ka qenë në kohën e VLAN-it. Ka qenë vjeshta e vitit 2014. Në atë bashkëpunim në kuadër të VLAN-it, kolapsoi bashkëpunimi sepse deputeti Haradinaj dhe ish-kryetari i LDK-së po bënin gara se kush po shkonte përpara me PDK-në edhe u prish VLAN-i. E mbajë mend mirë takimin me Haradinajn kur i kam thënë ‘Pse po shkon me PDK-në, pse po na e rrënon VLAN-in’. Se harrojë kurrë përgjigjen e tij. Përgjigja e tij ka qenë kjo ‘mu kanë lodhë mashqit”, kishte thënë kryeministri Kurti për arsyen e Ramush Haradinajt që të hyjë në qeveri në kohën e PAN-it.
Postimi nr.2: Qeveria e Kosovës
“Llogot dhe Programi Shtetëror për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së”, njofton Qeveria e Republikës së Kosovës në Facebook.
Komenti:
“15 vjet shtet" bjen ndesh me slloganin "që 20 vjet e keni shkatërruar këtë vend". Ky sllogan shikon mbrapa me krenari e nostalgji për 15 vitet e fundit e jo me urrejtje e mllef. Kjo njëheresh tregon që meqënëse nuk kanë vizion dhe plan për zhvillim, Qeveria kënaqet vetëm me ekzistencën e shtetit i cili u ndërtua në kohën të cilën ajo e ka demonizuar si përiudhë e shkatërrimit.
Postimi nr.3: Rron Gjinovci
“PDK ju lutna, siç ka thënë nënkryetari Uran Ismajli "ma gjallë, ma gjallë". Hajde naj ide pak ma origjinale se kjo ne parullë është meme e njohun globalisht”, ka shkruar analisti Rron Gjinovci në Facebook.
Komenti:
Nuk është ky argument. VV kur ka protestuar, nuk e ka kopjuar askënd në botë, por ka ngritë çështjen e njerëzve të pakënaqur në ato rrethana për ato tema. Paramendo sikur Thaçi t'i kishte thënë VV-së "mos protestoni, sepse ju nuk e keni shpikur protestën. Jeni duke i kopjuar protestat e 81-tës në Prishtinë dhe ato të 68-tës nëpër botë." A po e shihni sa i kotë është ky argument? Nëse fakt është pseudo-argument. Ne mund të mos pajtohemi me këtë protestë dhe të kritikojmë përmbajtjen dhe efektin që po e prodhon, por jo për mungesë autenticiteti.
Postimi nr.4: Frizeri Armend Gashi
“Nuk kam çka komentoj unë, Albulena dhe gruaja (Brikena) janë shoqëruar shumë më herët se që e njoh Albulenën”, ka thënë frizeri i ministres së Drejtësisë, Armend Gashi, në arsyetimin e tij për punësimin e gruas së tij, Brikena Kelmendi – Gashi, në Ministrinë e Drejtësisë.
Komenti:
Ky veç paska sharruar edhe ma shumë. Po thotë "Bashkëshortja ime edhe Albulena moti njihen." Ky sapo e bëri ma të rëndë rastin. Që Albulena nuk e paska punësuar vetëm gruan e frizerit të saj dhe Albin Kurtit, por edhe shoqën e saj. Frizeri e paska permend edhe Lumirin dhe politikanë tjerë, por kjo bëhet informatë relevante vetëm kur Lumiri e të tjerët ia punësojnë gruan ose vetë atë. Deri tash vetëm VV na ka dhënë arsye t'i perfolim për klientelizëm.

