Lushtaku: Pushteti e sheh si partner Radojiçiqin, e ndërkombëtarët si naiv - NACIONALE

Lushtaku: Pushteti e sheh si partner Radojiçiqin, e ndërkombëtarët si naiv

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se Qeveria po tenton të prodhojë kriza për ta larguar vëmendjen e popullit nga problemet reale.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pushteti e sheh si partner, Milan Radojiçiqin, e partnerët ndërkombëtarë si naiv.

“Nga fëlliqësia që i ka kapluar, manipuluesit janë shfrenuar dhe tentojnë të prodhojnë situata e kriza të ndryshme për ta larguar vëmendjen e popullit nga problemet reale, që nga çmimet e produkteve elementare e deri tek poshtrimi dhe dhunimi i sovranitetit dhe humbja e aleateve strategjik.” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, ai ka përmendur edhe arrestimin e dy zyrtarëve të partisë në pushtet, duke përmendur se u sekuestruan 60 mijë euro.

“Populli i Kosovës do të zgjohet dhe nuk do ta lejoj zhbërjen e shtetit dhe akomodimin e interesave e Radojçiçit e Vuçiçit. Qeveria zdraVo e ka vendin ne Beograd.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme