Lushtaku përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Janë sinonim i njerëzve revolucionar - NACIONALE

Lushtaku përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Janë sinonim i njerëzve revolucionar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Në përvjetorin e 25 të rënies se tyre heroike, Lushataku ka thënë Fehmiu e Xheva Lladrovci kanë qenë strateg të luftës.

Sipas tij, ata kanë janë sinonim i njerëzve revolucionar që një jetë të tërë ia kushtuan organizimit e mosnënshtrimit ndaj regjimit serb në Kosovë.

Në përvjetorin e 25 të rënies heroike, me nderin dhe krenarinë më të madhe sot kujtojmë bashkëluftëtarët e veçantë, strategët e luftës, heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci. Fehmiu e Xheva janë sinonim i njerëzve revolucionar që një jetë të tërë ia kushtuan organizimit të disidencës e mosnënshtrimit ndaj regjimit serb në Kosovë. Ata luftuan e dhanë gjithçka për Kosovën sepse për ta liria ishte me e shtrenjtë se jeta. Lavdi e përjetshme heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme