Lushtaku: Kushtetuesja ndali tentimin e pushtetit për t'i shantazhuar punonjësit e sektorit publik - NACIONALE

Lushtaku: Kushtetuesja ndali tentimin e pushtetit për t'i shantazhuar punonjësit e sektorit publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Ai ka bërë me dije se sot Gjykata Kushtetuese ka rrezuar tentimin e pushtetit për t'i shantazhuar dhe politizuar punonjësit e sektorit publik.

Lushtaku ka rikujtuar frazën e Albin Kurtit, i cili në vitin 2015 thoshte se kush e shkel Kushtetuten është super kriminel.

Njeriu që shkel kushtetutën është super kriminel, në vitin 2015 kështu deklaronte Albini i verzionit 2015. Tentimi i pushtetit për t'i shantazhuar e politizuar ata që punojnë në sektorin publik nuk kaloj. Gjykata Kushtetuese njoftoj që ligji Nr. 08/L-197 për zyrtarët publik është në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme