Lushtaku fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës: Çdo votë ka peshë - NACIONALE

Lushtaku fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës: Çdo votë ka peshë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.

Pasi ka ushtruar të drejton e votës se bashku me bashkëshorten e tij, ai ka vlerësuar se vota është zëri i secilit qytetar.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka bërë me dije se çdo votë ka peshë.

“Sot, bashkë me bashkëshorten time Feriden, ushtruam të drejtën tonë për të votuar. Vota është zëri i secilit qytetar dhe mënyra më e mirë për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë. Ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë, sepse çdo votë ka peshë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme