Lushtaku: Kurti po genjen, dronët u blenë falë Hashim Thaçit
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mirë blerjen e dronëve “Bajraktar”.
Lushtaku, më anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se blerja e dronëvë, prodhim turk, është mundësuar falë ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tutje, ai ka treguar se pse kryeministri Kurti nuk ka qenë ai që e ka mundësuar blerjen e dronëve në fjalë.
“Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik. Ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë.Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme”, ka shkruar ai.
“Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi”, shkruar deputeti.
