Lushi: Tallava presidente, e fshehu operimin, mund t'i fshehë edhe gjërat në interes të popullit - NACIONALE

Lushi: Tallava presidente, e fshehu operimin, mund t'i fshehë edhe gjërat në interes të popullit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka kritikuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmanin e cila u operua në një klinikë private në Prishtinë.

Lushi ka thënë se kemi tallava presidente, tallav presidencë”.

Ai ka pretenduar se teksa presidentja fshehë problemet shëndetësore ajo mund të fshehë gjërat që kanë të bëjnë me interesat e popullit.

Kur Vjosa Osmani- Sadriu fsheh problemet e saj shëndetësore prej popullit, paramendoni gjërat lidhur me shtetin dhe interesat e popullit që mund t'i fshehë. Tallava presidente, tallava presidencë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Nacionale raportoi të mërkurën në mbrëmje se presidentja Osmani është operuar në klinikën private Aloka. Operimi i saj u tentua të mbahet i fshehur.

E përzgjedhja e spitalit privat dhe jo atyre publike, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale duke e kritikuar Osmanin për përzgjedhjen e saj.

Lajme të ngjashme