Lushaku: Shkabaj u bashkua për ndryshim - LDK po marshon drejt fitores - NACIONALE

Lushaku: Shkabaj u bashkua për ndryshim - LDK po marshon drejt fitores

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka mbajtur një takim me qytetarë në Shkabaj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se gjatë takimit u dëshmua që qytetarët janë të vendosur për ndryshimin e madh.

“Me pjesëmarrje dhe një atmosferë plot entuziazëm u zotuam për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Qytetarëve të Shkabajt ua bëmë të qartë: nuk do të ketë më anashkalime apo harrime, sepse çdo zonë, çdo fshat dhe çdo qytetar meriton vëmendje dhe përkushtim.

Projekti i mësimit tërëditor që tashmë është bërë realitet në Prishtinë, do të zgjerohet në çdo pjesë të Kosovës. Ne do të ndërtojmë shkolla moderne, do të sigurojmë shkollim cilësor dhe një perspektivë të ndritur për të rinjtë tanë.

Faleminderit Shkabaj për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fuqishme! Ky entuziazëm i jashtëzakonshëm na jep energji dhe besim për ta çuar fitoren deri në fund” – ka shkruar ajo.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme