Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit me mësimin tërëditor - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit me mësimin tërëditor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit drejtoresha e Arsimit në Komunë të Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shpejguar se mësuesve nuk do t’ju zgjatet orari i punës nga zbatimi i projektit të mësimit tërëditor.

Lushaku-Sadriu ka thënë se nuk zgjatet orari për mësimdhënësit, por vetëm rriten shkathtësitë te nxënësit.

“Ne kemi thënë që zgjidhja është mësim tërëditor që i bie zgjatja e orarit, por nuk është vetëm një reformë, domethënë një reformë e thjeshtë, ka të bëjë me dhënien e mundësisë për fëmijët që orari të zgjatet dhe të njëjtën kurikulë bazike që ata e kanë në vend se ta bëjnë për katër orë si bëhet sot, ta bëjnë për tetë orë, që nxënësi të qëndrojë nga mëngjesi i hershëm deri pasdite në shkollë dhe të mësojë kurikulën bazë gjatë paradites, të ketë një shujtë të ngrohtë dhe të shëndetshme në mesditë dhe pastaj të ketë aktivitet rekreative dhe aktivitet të tjera të cilat janë komplimentare për kurrikulën bazë. I bie që një mësuese t’i bëjë lëndët bazike dhe pastaj edukatën fizike, muzikën dhe artin të bëhet me arsimtar. Secili nxënës e ka një mundësi që domethënë të ketë më shumë se një mësues, t’i ketë të kualifikuar arsimtarët e edukatës fizike, artit dhe muzikës, por të ketë edhe aktivitet që kanë të bëjnë me atë që PISA na ka qitë të dobët, për lexim-kuptimin, matematikën logjike dhe aktivitete të tjera rekreative që ia shtojnë fëmijës dëshirën për të qenë në shkollë.” – ka thënë ajo në Klan Kosova.

Më tej, ajo ka shpejguar të mirat që përfitojnë familjet që fëmijët e tyre janë në shkolla ku aplikohet mësimi tërë ditor.

“Krejt kjo e shndërron shkollën në një shtëpi të dytë për fëmijën, ku fëmija përmes lojës dhe kënaqësisë i përforcon mësimet dhe diçka që është tepër e rëndësishmë është që brenda klasës do të rezervohen dollapet të cilët iu jepin mundësi nxënësve që t’i lënë librat aty, t’i realizojnë detyrat e shtëpisë në klasë dhe ju ndihmon po ashtu familjeve që t’i menagjojnë edhe mësimet më lehtë, domethënë, çantat e rënda më nuk janë më problem për nxënësit dhe detyrat e shtëpisë nuk janë obligim për familjet edhe krejt kjo e ulë koston e familjeve. Kjo është tepër e rëndësishme për disa arsye sepse nxënësit derisa e kanë orarin sot të shkurtër bëhen obligim për familjet që dikush t’i dërgojë në shkollë, pastaj në mes të ditës të shkojë t’i marrë fëmijët, kryesisht janë nënat ato që e bëjnë këtë sakrificë dhe shumica e nënave duhet të sakrifikojnë dhe të mos punojnë, të zgjedhin mes karrierës dhe fëmijëve për t’u përkujdesur edhe për detyrat e shtëpisë, edhe për bartjen e fëmijëve edhe për bartjen e çantave të rënda edhe për kosoton dhe kjo është domethënë një diçka që do ta bëjmë.”

Jehona Lushaku-Sadriu garon me numrin 9 në zgjedhjet e 9 shkurtit. Shikojeni videon për më shumë:

VIDEO për më shumë:

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme