Lushaku: Nëse arsimi do të udhëhiqet nga ne, secilit nxënës do t’i sigurohen librat më 1 shtator
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, u zotua se nëse partia e saj merr udhëheqjen e qeverisë së ardhshme, nxënësve do t’u sigurohen librat për vitin e ri shkollor më 1 shtator.
Ajo theksoi se shpërndarja e librave nga shteti, ashtu siç ishte praktikuar deri para dy viteve, është një mundësi më e leverdisshme dhe më e lehtë për familjet, pasi ka një kosto më të ulët.
“Blerja e librave është kritikuar është kritikuar nga unë për dy vite radhazi. Garantoj që nëse arsimi do të udhëhiqet nga ne, secilit nxënës do t’i sigurohen librat më 1 shtator sepse kushton më pak dhe është më e lehtë për prindërit”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova.