Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin: Pa fije inteligjence - NACIONALE

Lumir Abdixhiku për Albin Kurtin: Pa fije inteligjence

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për Lumir Abdixihikun, Albin Kurti po flet pa fije intiligjence, kur thotë se ‘opozita po ia zgjatë mandatin’.

“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije intelegjence. Si po ja zgjasim mandatin zotit Kurti? Është jolegjitim, pa mandate, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit në të njëjtën kohë” – tha sot Abdixhiku.

Çka tha Kurti dje?

“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje” – tha ai.

Kurti madje tha se ‘nuk ka shpjegim për situatën në të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës”.

“Pra, ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më shumë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shpjegim për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës”.

“Në ndërkohë që nuk ka qeveri të re, Kurti 3 ka qeveri në detyrë. Ky është realiteti që nuk kam çfarë t’i shtoj”, tha ai.

Lajme të ngjashme