“Luftë e pushtetit me mediat”: Buzhala, Kajtazi, Mirena e Mehmetaj reagojnë ashpër për vëzhgimin nga agjentët e AKI-së - NACIONALE

“Luftë e pushtetit me mediat”: Buzhala, Kajtazi, Mirena e Mehmetaj reagojnë ashpër për vëzhgimin nga agjentët e AKI-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një postim i gazetarit, Vehbi Kajtazi, se gazetarët opozitarë të pushtetit janë nën përcjellje të agjentëve të AKI-së, ka nxitur reagimin e ashpër të komunitetit të gazetarëve.

Kajtazi ngriti alarmin se AKI-ja po vëzhgon atë, Vehbi Kajtazin, Ilir Mirenën e Lirim Mehmetajn.

Në Klan Kosova, Vehbi Kajtazi sot ka zbuluar strukturën që po vëzhgon gazetarët, përderisa ka thënë se në krye të kësaj është inspektori i AKI-së, Kujtim Shala.

Ai ka thënë se në krye të kësaj lufte është inspektori i AKI-së, Kujtim Shala.

“Zyrtarët i shërbejnë një strukturë paralele brenda AKI-së. Sikur në institucionet e tjera që i shërbejnë Dejona Mihalit e strukturave të VV-së. Në krye të gjithë kësaj qëndron Inspektori, Kujtim Shala. Një ish-zyrtar me ndonjë të kaluar të lavdishme në institucione, përfshirë në FSK, që ka qenë edhe nën masa disiplnore për shkak të shkeljeve që ka bërë në punë. Ka qenë anëtar i bordit të Postës së Kosovës i emëruar nga qeveria Kurti, dhe së fundmi është emëruar Kryeinspektor. Janë të punësuar në kohën e Thaçit, por është një strukturë, luftë një raport me media e gazetarë që ka nisur shumë moti. Por një vit e gjysmë më herët ka qenë e hapur. Ministri i Brendshëm mua dhe Buzhalën na ka quajtur njerëz të Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.

“Kjo dinamikë e sulmeve që vjen nga pushteti ka shpërfaqur ashpërsinë me rastin e Klan Kosovës. Ajo që ndodhi, me sulmin e RTK-së ndaj Nacionales dhe Periskopit, unë jam marrë më pas se kah doli, si rrodhi kjo. Çka ndodhi këtu? Brenda Agjencisë është themeluar një zyrë kundër luftës hibride të cilën e udhëheq zyrtri që e kam përmendur me emër e mbiemër. Ai ka dhënë dorëheqje në vitin 2011 kur patën shkuar në Njësinë Speciale, ky është larguar në 2014, dhe atëherë e ka kthyer në punë Driton Gashi. Ky zotëri me gjithë ashpërsinë e vet, kanë shumë buxhet në emër të operacione të fshehta, nis e prodhon lajme të rrejshme kundër gazetarëve. Lajmi i parë është prodhuar për Buzhalën e Mirenën, duke rrezikuar jetët e gazetarëve aty, duke i lidhur me terroristë. Prej Bosnjës është botuar në RTK”, tha më tutje Kajtazi.

Gazetari Vehbi Kajtazi i kërkoi drejtorit të AKI-së, Petrit Ajetit, që të ndalet një gjë e tillë.

“Ti Petrit, edhe krejt Petritat, nuk na tutni. Është mirë me nejt larg mediave. Pararendësi yt u dënu pse e ka shkel ligjin. Pushtetet me prirje autokratike qesin këso tema. Po na marrin energji për këtë temë. Po na thonë se edhe brenda stafit kena njerëz. Me këdo që merr vesh, unë i kam 37 veta, iu kam thanë nuk di çka iu tham, ose pe mshelim, po nëse punoni dikund tjetër, nëse keni informata për AKI-në, jepni. Po nëse iu ka shti qetu me kallëxu kush po hyn e kush po del, nuk vjen Radoiçiqi. Te unë nuk e gjejnë Milanin, as Zvonkon”, tha Buzhala në Klan Kosova.

Gazetari tjetër që u tha se është nën vëzhgim, Ilir Mirena, vlerësoi se kjo është luftë e pushtetit me mediat.

“Nuk pashë dicka të dyshimt hahah. Po besoj kjo që më është thanë që po na përcjellin. Nuk është e verifikume, por prapë më duket absurde që në një vend të lirë demokratik me u përcjell dikush, e sidomos gazetarët. Ckado që bëjmë, e bëjmë publikisht. Këtë e shoh në vazhdën eluftës së madhe që e ka pas ky pushtet për 4 vite ndaj mediave. Është një luftë e pareshtur, ku mediat kanë qenë armiku kryesor i shpallur nga ky pushtet”, tha Mirena.

Tutje ai thotë se gjithë këto veprime i sheh si panik të pushtetit, pasi thotë se nuk e ka realizuar asnjë premtim që e ka dhënë.

“Mediat në këtë periudhë 4 vjeqare nuk ka qenë armik i kësaj qeverie, kanë bërë punën e njëjtë sikur në qeveritë e kaluara. Kanë publikuar skandale, afera korruptive”, tha ai.

Informata për vëzhgime nga AKI-ja ka pasur edhe Lirim Mehmetaj.

“E kam ditë moti, jo se i kam vratë unë, por e kam pasur informacion. Janë zyrtarë të Njësisë për Vëzhgim dhe është përcjelle ilegale e motivuar politikisht për ti shërbyer qëllimeve të caktuar të pushtetit. Ne kemi pasur publikime për keqpërdorime eventuale brenda AKI-së, por jo kritikë për AKI-në. Por për një strukturë që kontrollohet partiakisht nga VV-ja, e cila fillon prej shefit të AKI-së, Petrit Ajetit. Tash këtu duhet me pasë parasysh një sen”, ka thënë Mehmetaj.

Në linjë të kësaj, Mehmetaj kritikoi Vetëvendosjen, duke i quajtur “stalinistë” dhe duke theksuar se ata nuk kanë të drejtë t’i japin leksione për patriotizëm.

Lajme të ngjashme